Një e diel jo shumë e zakonshme kjo e sotmja për Durrësin.

Rruga Tregtare, bulevardi “Dyrrah” dhe sheshi “Liria”, që në ditët e pushimit mbushen plot me qytetarë, sot duken thuajse të boshatisura.

Kjo vjen edhe si pasojë e zbatimit të nismës “Dita pa makina”, që konsiston në ndalimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse të qyteteve në të dielën e parë të çdo muaji.

Në Durrës nga ora 9.00 deri në 21.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në Bulevardin “Epidamn” (nga Prefektura deri tek Torra Veneciane).

Po ashtu, edhe moti nuk është shumë favorizues sot, për t’i “shtyrë” durrsakët të dalin në zonat më të frekuentuara në qytet.

Megjithatë, bashkia ka menduar organizimin e dy aktiviteteve:

👉 Ora 10.00 – Paradë çiklistike 🚴‍♀️🚴 e cila nis në sheshin “Liria”

👉 Ora 19.00 – 21.00 – “Durrës Street Fest” 🎉 në bulevardin “Epidamn” me muzikë nga DJ të ndryshëm.