Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person si pasojë e Covid-19.

Mësohet se në ditën e fundit janë kryer 1 575 testime, nga të cilat vetëm 6 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 1 802 doza vaksinë kundër Covid-19.

Deri më tani, sipas këtij institucioni, 758 250 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.