EArPieCe eshte nje projekt i cili fokusohet në analizën e repertorëve të muzikës popullore në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, nga periudha barok e deri më sot, me qëllim zbulimin e ngjashmërive të mundshme, të cilat do të jenë bazë për prodhimin e ardhshëm muzikor, duke vendosur kulturat e territoreve të përfshira në një sistem të integruar.

Për më tepër, repertorët e muzikës popullore, të denja për interes të madh kulturor, sociologjik dhe artistik, lidhen në një rrjet të përbashkët muzikor, që synon të vlerësojë veçoritë territoriale dhe traditat e përbashkëta.

Sot, më 17 shtator, u nis sipari i 5 koncerteve që do të zhvillohen në kuadër të këtij projekti. Shumë talente të reja morën pjesë në këtë koncert si në këngë dhe në instrumentm të cilët luajtën pjesë nga repertori i muzikës popullore shqiptare në vite.