Detaje të reja janë bërë me dije nga sherri në Kavajë, ku u dhunua me shkop bejsbolli 49-vjeçari Zenel Lushkja.

Mësohet se një prej autorëve, Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht.  Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Megjithatë sherri nuk ka përfunduar në lokal, pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën. Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve.

Lexo lajmin kryesor: