Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër ka publikuar ditën e sotme listën e 100 delegatëve, të cilët do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor.

Nënkryetari i PD-së në këtë degë, Beqir Gjika, ka lexuar në prani të kamerave emrat e 100 firmëtarëve për Kuvendin e thirrur nga lideri historik i PD-së Sali Berisha.

Gjika bëri me dije se janë 67% e delegatëve me të drejtë vote që kanë firmosur formularët për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Sipas tij ishin 39 delegatë të cilët nuk kanë pranuar të firmosin, ndërkohë që 12 të tjerë ndodhen në emigrim.

Ndërkohë që ish kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme do të mbajë një tjetër “Foltore” në vendlindjen e tij, Tropojë.