Pas situatës së luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, një tjetër federatë sportive ka marrë një vendim për të dënuar shtetin rus me mënyrën e saj.

Formula 1 ka anuluar këtë vit garën e Soçit që do të zhvillohej në shtator të këtij viti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Formula 1 ka deklaruar përfundimisht që gara e këtij sezoni në shtetin rus nuk do të zhvillohet, për shkak të situatës të krijuar.

Ne po e ndjekim me trishtim të madh situatën e Ukrainës dhe duke shpresuar për paqe në një situatë të tillë. Formula 1, FIA dhe ekipet kanë diskutuar pozicionin e sportit tonë dhe në dolëm në konkluzionin se është e pamundur të garosh në Rusi në një situatë të tillë”, shkruhej në deklaratën e postuar.