Një tjetër pushuese ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Durrësit dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të mbytjes aksidentale.

Bëhet fjalë për një shtetase 70-vjeçare nga Kosova.

“Rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët, policia e Durrësit njoftoi se shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të të 2 rasteve.