Ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit u bë inagurimi i MuZEH Lab, muzeut më të ri në qytet. Themeluesja e këtij muzeu kaq të vecantë, Dorina Xheraj Subashi shpjegon arsyen e krijimit të tij.

“MuzeLab është themeluar si organizatë jofitimprurëse, për zhvillimin e muzeve, trashgimisë dhe kulturës.” tha ajo.

Së bashku me inaugurimin e muzeut, njëkohësisht u bë hapja e ekspozitës “Koha” nga artisti Oltsen Gripshi. 

“Angazhimin e komunitetit dhe indvividit e kemi provuar me instalacionin “Koha”, që në vetvete rikthen emocjonet, rikthen të shkuarën pas në kohë. Për ta bërë këdo që qëndron përpara jo vetëm objekteve  në vitrina por edhe para instalacionit për të diskutuar rreth kohës, që gjithsecili e cili konstektualizon me historinë dhe emocionin e tij” shprehet Dorina.

Vitrinat e muzeut janë të mbushura me objekte të viteve të kaluara, si xhubleta, radio, saksofonë dhe veshje të viteve të kaluara. Një muze i viteve moderne por që të rikthen pas në të shkruarën.