Një i vdekur dhe 2,708 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë testuar 10.833 testime. Sot janë shëruar 202 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 159.573.

Në total numri i rasteve aktive është 9.771. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.