Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:  

E. R., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;  

R. N., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;   

R. G., 38 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një shtetas të mitur.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.