Ditën e nesërme (e martë 10 maj) do të shembet një pallat me tritol në Durrës, i cili ka mbetur i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Bashkia Durrës njofton se pallati që do shembet është 6-katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftohen të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme.

Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00.