Njoftohen të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja e sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Autoriteti Portual Durrës, përmes një njoftimi të shpërndarë në këto momente, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.

Për çdo sqarim, mund të adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën zyrtare, www.durresport.al.