Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e përbërë nga VLADIMIR SKËNDERI- GJYQTAR me PERSON I INTERESUAR BAZA LIGJORE datë 12.05.2023 u njoh me ecurinë e njoftimeve për çështjen civile me kërkues Dhimitër Spiro, « Për kalimin e çështjes në seancë përgatitore “, ku kërkohet shpallja i zhdukur i shtetasit Sotir Andon Papaspiro, i datëlindjes 20.07. 1928, lindur në Nivan Gjirokaster dhe me vendbanim të fundit në qytetin e Durrësit.
Kjo çështje, ka ardhur për giykim me shortin e datës 21.12.2022. Në përputhje me urdhërimet
e nenit 377, në datën 16.01.2023 kërkesa është nisur për publikim: në QBZ Tiranë për botimin
në fletoren zyrtare; në gazetën Durrësi; në Bashkinë Durrës.
Deri në seancën e ardhshme i lihet detyrë kërkuesit Dhimitër Spiro, që të verifikojnë pranë QBZ
dhe Gazetës Durrësi publikimin e mësipërm dhe të paraqes ne Gjykatë gazetën përkatëse ku është bërë publikimi.
Për këto arsye, bazuar në nenin 158/b dhe 377 e vijues të K.Pr.C. Gjykata VENDOSI:
-Të zhvillohet seanca përgatitore në datën 11.10.2023 ora 11.00.
-Të njoftohen palët, duke i bashkëngjitur fletëthirjes një kopje të këtij vendimi. Njoftimit të prokurorisë t’i bashkëngjitet një kopje e kërkesës dhe e akteve.
Durrës, 12.05.2023