Komentet që reperi DaBaby ka bërë gjatë një festivali për njerëzit me HIV dhe homoseksualë irrituan shumë njerëz, të famshëm dhe jo vetëm.

Teksa ishte duke performuar në “Rolling Loun” në Miami, reperi ftoi të gjithë publikun që të ngrinin celularët lart me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë.

Pas kritikave të shumta, DaBaby ka kërkuar falje ndërsa ka pranuar se fjalët e tij ishin të pandjeshme por që ai nuk kishte për qëllim për të ofenduar askënd.

“Kushdo që ndonjëherë është infektuar me AIDS/HIV ka të drejtë të mërzitet, ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha qëllim të ofendoja askënd. Prandaj kërkoj falje por për komuniteti LGBTI…unë nuk jam duke u ‘hedhur’ mbi ju të gjithë. Puna juaj është puna juaj.“, shkroi ai në Twitter.