Oliver Jurgens nuk është më lojtar i Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak përmes një postimi në rrjetet sociale. 23-vjeçari ka luajtur 18 ndeshje për Teutën, por ska arritur të shënojë asnjë gol dhe as të dhurojë asist.

Postimi i plotë:

KF Teuta njofton zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Oliver Jurgens. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.