Një operacion antidrogë është finalizuar në Santa Gretrudis, Ibiza, ditën e djeshme, ku u arrestuan disa persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Një shqiptar u arrestua në flagrancë brenda në shtëpi bashkë me partmeren e tij, ku iu gjetën 50 mijë euro, dy ora luksoze dhe një makinë tip Mercedes me vlerë mbi 300 mijë euro.

Sipas mediave spanjolle, aksionet dhe kontrollet në banesa, qendra tregtare e lokale kanë zgjatur për disa orë, nga ku shumica e të arrestuarve ishin nga Shqipëria, shkruan media spanjolle.