*Foto ilustruese

Finalizohet një tjetër operacion policor në Durrës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Operacioni “Porcione” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ku u vu në pranga një 22-vjeçar.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

L. L., 22 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një vend të përshtatur për të fshehur lëndën narkotike, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra porcione, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.