Përfundon rivlerësimi i masës së sigurisë për 30 të arrestuarit në kuadër të mega operacionit antidrogë “Tempulli”.

Për 26 persona, gjykata e Durrësit ka rikonfirmuar masën e sigurisë !Arrest në burg”. 2 të ndaluar janë lënë në “Detyrim paraqitje” dhe dy të tjerë në “Arrest shtëpie”.

Seancat gjyqësore janë zhvilluar me dyer të mbyllura për median/

Nisur nga numri i lartë i personave të arrestuar që duhet të paraqiteshin në gjykatë, ata u transportuan me autobus drejt Gjykatës së Durrësit, të shoqëruar nga furgonë policie.