Nga Aleksandër Cangonja
Regjimi komunist do mbetet patjetër si një regjim i cili shkeli më së shumti të drejtat e njëriut në kohë paqeje. Përndjekja, dhunimi, persekutimi, burgosja dhe vdekja ndaj qytetarëve e shoqëruan këtë regjim që nga lindja deri në “ngordhjen” e saj në ndryshimet demokratike të fillim viteve ’90. Në çdo qëndër të banuar të republikës së Shqipërisë komunistët e indoktrinuar deri në injorancë mbollën frikë dhe varfëri. Më rastisi të lexoja një kthim përgjigje që Kryetari i Degës së P. Brendshme Major Jashar Kasimati, drejtuar Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit së bashku me disa lista me emra qytetarësh të Durrësit, Kavajës dhe Shijakut. Sipas Major Kasimatit propozon që këtyre familjeve ti shtëtëzohen pronat dhe ndërtesat. Më poshtë një prej listave me emrat e qytetarëve.
Emni e mbiemni : Trashgimtar Vanç Goga. Ndertesa – 3, Dyqan 2. Shtresa shoqërore: Shtres pasunike qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si në të kaluarën ashtu dhe tani kanë mbajtur qëndrim të mirë. Mendojm tu shtetëzohen keto që janë shënuar mbasi nji pjesë j’u asht lene dhe janë në gjendje të mirë ekonomike.
Emni e mbiemni : Rexhep Çitaku. Frymë: 3, Ndërtesa 2, Dhoma 18. Shtresa Shoqërore: Shtres e pasur Qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si në të kaluarë dhe tani nuk ka të mirë. Është i pakënaqur ndaj Pushteti t’onë mbasi është mësuar të fitoj shumë, ka qenë sipërmarrës.
Emni e mbiemni: Emil Tedeskini. Ndërtesa 1, Dhoma 7. Shtresa Shoqërore: Shtrese e mesme intelektuale qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si në të kaluarën ashtu dhe tani nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë. Janë intelektuale qytetare me ndjenja fashiste, elementa të Papës. Nuk e duan pushtetin t’onë.
Emni e mbiemni: Jusuf Jareci. Dhoma 9. Shtresa Shoqërore: Shtres e larte qytetare borgjeze. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si në kaluarën ashtu dhe tani nuk ka mbajtur qendrim te mire. Me tendenca Zogiste. Nuk e don Pushtetin Popullor.
Emni e mbiemni: Ali Veliu. Ndertesa 2, Dhoma 15. Shtresa Shoqerore: Shtres feudale e pasur. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si në të kaluarën ashtu dhe tani nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë politik. K qene kundershtar i klases Puntore dhe është.
Emni e mbiemni: Ramazan Veliu. Ndertesa 4, Dhoma 15, Dyqan 2. Shtresa Shoqerore: Shtrese e larte feudale qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si në të kaluarën ashtu dhe sot nuk ka mbajtur qendrim te mire politik.
Emni e mbiemni: Trashegimtar e Ramazan Jelles. Ndertesa 1, Dhoma 13. Shtresa Shoqerore: Shtres feudale e larte. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Qëndrimi i i tyre si në të kaluaren ashtu dhe tani ka qene gjithmone kundershtare.
Emni e mbiemni: Ali Ferhati. Ndertesa 2, Dhoma 12, Dyqan 1. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Nuk ka mbajtur qendrim te mire. Eshte element qe i pelqen e kaluara.
Emni e mbiemni: Sulejman Kapedani. Ndertesa 3, Dyqan 2. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si ne te kaluaren dhe tani ka mbajtur qendrim te keq. Eshte me tendenca Zogiste dhe i pakenaqur.
Emni e mbiemni: Petro Mantho Jorgji. Ndertesa 2, Dhoma 24. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Jane mare gjithmone me perfaqesime ne firma tregtare jasht shtetit. Jane me ndjenja shoviniste greke dhe nuk e duan Pushtetin tone.
Emni e mbiemni: Spiro e Tom Truja. Ndertesa 1, Dhoma 13. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si ne te kaluaren dhe te sotmen qendrimin nuk e ka patur te mire. Eshte i prekur dhe i pakenaqur ndaj Pushteti Popullor.
Emni e mbiemni: Vergjina Truja. Ndertesa 1, Dhoma 12. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Njejta po prej familjes Spiro Trujes. Qendrimi i nje llojte jo i mire.
Emni e mbiemni: Zenepe Beshiri. Ndertesa 1, Dhoma 6. Shtresa Shoqerore: Shtrese Feudale Tregtare Qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Ne te kaluaren ka pas qendrim politik indiferent kurse sot nuk i pelqen Pushteti Popullor.
Emni e mbiemni: Stefan Kol Tati. Fryme: 18, Ndertesa 1, Dhoma 18. Shtresa Shoqerore: Shtres puntore qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Gjate okupacionit ka mbajtur qendrim indiferent. Mbas çlirimit ka mbajte qendrim te mire. I eshte lene nji pjese per jetes dhe nga gjendja ekonomike eshte e mire.
Emni e mbiemni: Selman Çelkupa. Fryme 5, Ndertesa 1, Dhoma 5. Shtresa Shoqerore: Shtres efendileresh. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Ështe mare me Vakufin Musliman dhe me anen e se cilit eshte pasuruar. Qendrimi i tija i sotem eshte indiferent.
Emni e mbiemni: Perikli Spiru. Fryme 2, depo 2. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur te vjeter qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si ne te kaluaren ashtu dhe sot qendrimi i tij politik ka qene gjithmon indiferent.
Emni e mbiemni: Petro Spiro. Fryme 3, Dyqan 3. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur te medhenj qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Si ne te kaluaren ashtu dhe tani nuk ka mbajtur qendrim te mire politk. I an burgosur armik Populli.
Emni e mbiemni: Hasan Korbi. Fryme 7, Ndertesa 4, Dhoma 30. Shtresa Shoqerore: Shtres e pasur qytetare. Qëndrimi politik në të kaluarën dhe tani: Qendrimi politik si ne te kaluaren dhe tani nuk e ka te mire. Esht me tendenca Zogiste.