Arrestohet një 45-vjeçar në Durrës, pasi u kap pa patentë me motor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”, informojnë sot blutë e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.