I ftuar ditën e sotme në  ‘Zona Zero’ ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka komentuar për të gjitha akuzat që i ka drejtuar sëfundmi ish-Presidentit Ilir Meta, lidhur me një lobim të kryer në SHBA me një shumë prej 1.2 milion dollarësh.

Në fjalën e tij Valteri është shprehur se ka thuajse 4 vite që është duke u marrë me këtë çështje dhe të gjitha dokumentat që ka dorëzuar në SPAK i ka të verifikuara, teksa e cilëson këtë si një padi të gjithë shqipëtarëve dhe jo vetëm të vetes së tij.

“Prej 4 vitesh jam duke u marrë me këtë çështje dhe të gjithë dokumentet i kam të verifikuara.

Kjo nuk është padia ime por e gjithë shqiptarëve.”- tha Valteri nga një lidhje skype me studion.

Ndër të tjera, gjatë bisedës me gazetarin Thimi Samarxhiu, Valteri ka treguar se në llogaritë e tij në rrejetet sociale por edhe në numrin personal të telefonit celular i vijnë shpesh mesazhe nga njerëz të ndryshëm që e paralajmërojnë se “Meta të vret”.