Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me ngjarjen te “Veliera”, ku një sasi eksplozivi u gjet mbrëmjen e djeshme.
Forcat xheniere kryen shpërthim të komanduar të lëndës plasëse mëngjesin e sotëm pasi mbajtën të rrethuar zonën për shumë orë.
Blutë informojnë se lënda plasëse ishte e lidhur me një celular të ngjitur me natriban.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Më datë 20.05.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, në vendin e quajtur “Veliera”, është konstatuar një pako me lëndë të dyshuar plasëse.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë dhe vendosën perimetrin e sigurisë, ndërsa njësia antieksploziv e RENEA-s kreu veprimet për çaktivizimin e pakos me lëndë plasëse që ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.