Një mendje e shëndosh në një trup të shëndosh…

Këshillat që vijnë që nga kohërat antike janë më aktuale se kurrë në ditët tona, kur nevoja për të shkarkuar stresin përmes aktivitetit fizik është e madhe dhe madje e këshilluar nga mjekët.

Po cila është marrëdhënia e durrsakëve me sportin, sa kohë i dedikojnë ata palestrës intensive, nën një regjim të rregullt javor, udhëhequr nga profesionistët?

Xhersi Kurti, sportist dhe sipërmarrës në qytet rrëfen për “DurrësLajm” sa e vështirë është ta drejtosh një biznes të tillë.
Sipas tij, nisur nga eksperienca disa vjeçare në drejtimin e një palestre në qytet, durrsakët parapëlqejnë më shumë drekat në bregdet.

Nga krahu tjetër, nëse në palestër vjen një një klient i ri, ai duhet ti nënshtrohet një konsulte paraprake për të përcaktuar saktë një regjim. Ai pytet fillimisht nëse ka probleme me mesin, zemrën, diabetin etj dhe bashkarisht me programin javor, i këshillohet edhe një dietë ushqimore.

Nëse kurseni një kafe në ditë, duket se buxheti mjafton për tu marrë me sport.

Çmimet për një abonim një mujor variojnë nga 25 mijë lekë të vjetra tre herë në javë, 30 mijë lekë katër herë në javë dhe 35 mijë lekë çdo ditë.

Joana Hazisllari, atlete profesioniste, në ambientet e “Qendra Sportive Dyrrah” luan rolin e trajneres personale. Ajo shpjegon për ne ku konsiston puna e saj, ndërsa i përgjigjet me buzëqeshje pyetjes nëse durrsakët janë të dhënë pas palestrës…