Pasditen e së martës janë ekzekutuar urdhër-arrestet e SPAK për arrestimin e Vangjush Dakos dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Durrësit të cilët akuzohen për korrupsion.

Ndërkohë është arrestuar edhe ndërtuesi F. F., si dhe është lëshuar urdhër-arresti edhe për inxhinierin e firmës së ndërtimit.

Të arrestuar janë Adhurim Q., i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Urbanistikës në bashkinë e Durrësit.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për korrupsion, pasi kanë lejuar ndërtimin e një pallati në vitin 2014, i cili u dëmtua më 26 nëntor të vitit 2019, dhe pas hetimeve rezultoi se ishte pa leje.

Pallati ishte ndërtuar nga Fiqiri F., i cili është vënë në pranga.