Problematikat e procesit të rindërtimit në Durrës nuk kanë të ndalur 4 vite pas tërmetit.

20 familjet e pallatit nr.21 në lagjen nr.7 të Durrësit presin prej muajsh të futen në apartamentet e reja, të cilat sipas tyre kanë përfunduar që në tetor të vitit të kaluar.

Por deri më tani, ata nuk mund të gëzojnë apartamentet e reja.

Megjithëse prej kohësh kanë kërkuar përgjigje zyrtare nga bashkia, ata ende nuk dinë pse nuk u janë dorëzuar çelësat e shtëpive të tyre.

I vetmi pallat i rindërtuar nga e para në Durrës dhe ku banorët prej muajsh jetojnë në apartamentet e reja është ai i VIP-ve. Ndërkohë asnjë nga pallatet e tjera të rindërtuara nuk është dorëzuar. Durrësi ishte qyteti më i dëmtuar nga lëkundja sizmike e 26 nëntorit, ndërsa pasojat e tërmetit janë ende të pranishme në qytet.

M.B.