Drejtuesi politik i qarkut Durrës Edi Paloka ka qenë pasditen e sotme në KZAZ nr.21 tek pallati i sportit “Ramazan Njala”, nga ku ka parë nga afër procesin e numërimit si dhe është takuar me komisionerët dhe vëzhguesit e PD.

Pas daljes nga KZAZ, ai dha dhe një deklaratë për mediat, ku theksoi se tashmë ka nisur kthimi i votës në Durrës, pasi sipas tij fillimisht janë numëruar kutitë e votimit nga bastione të PS-së.

“Ka filluar tashmë kthimi i votave në favor të PD edhe në Durrës. Kjo është loja hile e Ramës, që e ka bërë në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Durrës. Ka future qendrat e votimit në favor të PS, por tani po i del boja. Ka nisur rikthimi i votës edhe në Sukth”,- tha ndër të tjera drejtuesi politik i qarkut Durrës për PD, Edi Paloka.