Kanë dalë pamjet nga aksidenti i pak minutave më parë, përballë spitalit në Durrës, ku mbetën të plagosur tre vetë, shoferi dhe dy këmbësorë.

Në fotot e siguruara nga “DurrësLajm”, duket se makina ka qenë me shpejtësi, pasi është përplasur dhe me një pemë në anë të rrugës të cilën e ka thyer.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorët (bashkëshortë), banues në Durrës, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.   

Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”,- njoftoi më herët policia.