Konflikt në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit.

Nga informacionet paraprake në vendin e ngjarjes, “DurrësLajm” mëson se në qendrën e votimit në shkollën “Neim Babameto” janë konfliktuar verbalisht dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi me disa militantë të Partisë Socialiste.

Nga të njëjtat burime, mësohet se në vendngjarje ka aktualisht tensione. Malltezi shprehet se ka shkuar për të parë si po shkon ecuria e procesit zgjedhor, por nuk është lejuar nga simpatizantët e PS-së.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë.