DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Katund Sukth ku u ekzekutua me armë zjarri 38-vjeçari Fatjon Dervishi.

Ndaj viktimës u qëllua me breshëri arme nga persona të panjohur, ndërsa 38-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ngjarja u regjistrua tek shinat e trenit, ku autorët mbeten ende persona të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.