Pas 4 ditëve radhazi protestë në Durrës gjatë javës së kaluar, ku qindra qytetarë bllokuan disa nga akset kryesore për të ngritur zërin kundër rritjes abuzive të çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve, paralajmërohet protesta e radhës.

Në njoftimin që po shpërndahet në rrjete sociale bëhet e ditur se protesta e radhës do të bëhet në sheshin qendror të Durrësit.

T’i themi ndal abuzimit me çmimet. Shqiptarët nuk i përballojnë dot këto çmime kaq të larta!”,- shkruhet në njoftimin që i bën apel qytetarëve t’ju bashkohen në orën 17.00, në sheshin “Liria”.

Ndërkohë, pasditen e së martës, në Tiranë u regjistrua protesta e shtatë radhazi, kundër rritjes së çmimeve, ndërkohë që protestuesit kanë paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e shtunë.

Sipas tyre, ata nuk do të largohen nga sheshi para kryeministrisë nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen nga qeveria Rama.