Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e ka përshkruar si një vend ku “çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë dhe çdo valë mbart histori”.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.