Nuk kanë munguar përplasjet në seancën e sotme plenare në Kuvend teksa gjatë fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, kryeparlamentara Spiropali i tërhoqi vëmendjen.

Arsyeja ishte sepse Berisha e cilësoi Partinë Socialiste si “partia e krimit”. Pas tërheqjes së vëmendjes, Berisha iu drejtua Spiroaplit duke i thënë “do të ruash vendin”.

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Sot partia e krimit..

Elisa Spirolali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin…

Sali Berisha: Do të ruash vendin…