Pak pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Mbledhja po drejtohet nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga PS për arrestimin e Veliajt, ndërsa pritet të shihet nëse Partia Socialiste do të distancohet nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së drejtohet Niko Peleshi, teksa nuk është i pranishëm kryesocialisti Edi Rama. Në këtë mbledhje mund të flitet edhe për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.