Pas fitores së Romës, tifozët e Feyenoord kanë shkatërruar karriget te pedonalja e Tiranës.

Ata nuk i kanë mbajtur dot nervat duke shkatërruar ç’të gjenin para.

Policia ka shoqëruar dy prej tyre.

Finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, ka përfunduar me fitoren e verdhekuqve që arritën të shkruajnë histori pas 31 vitesh.