Marcus Rashford ka pësuar një aksident mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes me Burnley. Ai sapo ishte larguar nga Carrington me Rolls-Royce-in e tij 700.000 £ para se të bënte aksidentin. Rashford dhe shokët e tij të skuadrës janë kthyer nga Burnley me autobusin e skuadrës.
Pamjet nga vendi i aksidentit treguan makinën e Rashford të dëmtuar keq në anë të rrugës. Rashford mbeti i tronditur, por nuk ka lëndime serioze, tha një burim për The Sun.
Policia shkoi në vendngjarje, por nuk u arrestua dhe nuk u thirr ambulanca. Kapiteni i United, Bruno Fernandes, u ndal menjëherë për të ofruar ndihmë.