Protesta e opozitës së bashkuar ka pasuar me një vendim politik të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do t’i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve parlamentare. Por me sa duket ky vendim i papritur i kryedemokratit ka zënë në befasi dhe maxhorancën.

Sot Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, ashtu si çdo të hënë. Rama do të zhvillojë një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.