Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Durrës kanë ndaluar një 50-vjeçar, të akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçare, kundër dëshirës së saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj”,– njofton policia.

Ndërkohë, efektivët kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. Xh., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.