Këngëtari Erik Lloshi ka dhënë së fundmi një intervistë për RTV Ora, ku ndër të tjera ka folur për jetën e lumtur me bashkëshorten Romina.

Më tej, këngëtari u shpreh se së shpejti dëshiron të bëhet baba, por megjithatë deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihmën e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “- tha ai.

Kujtojmë që në gusht të vitit 2019, Eriku i dha fund beqarisë, ai u martua me partneren e tij, Rominën në një ceremoni e cila i ngjante shumë tradicionales.