Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh pas takimit që pati dje me të rinj në Durrës.

Meta ka publikuar një foto me ta, dhe shprehet optimist se kandidati i PD-së, Igli Cara, është njeriu që do të sjellë ndryshimin me programe konkrete për mbështetjen e të gjithë të rinjve.

Mesazhi i Metës

Me të rinjtë e Durrësit për fitoren e Bashkisë të Durrësit dhe realizimin e një programi ambicioz, që u krijon mundësi të reja të rinjve për një edukim të mirë, për praktika mësimore, për ambiente publike për stërvitjet sportive dhe qendra të reja kulturore.

Igli Cara është njeriu që do të sjellë ndryshimin me programe konkrete për mbështetjen e të gjithë të rinjve. Vota për Partinë e Lirisë, garanci se në Këshillin Bashkiak zëri i të rinjve do të dëgjohet fort dhe do të ndiqet mbajtja e premtimeve! ✌️🇦🇱