Nga Myzejen Konduri

Tristani na la” … Këto ishin fjalët që mikesha më tha dhe lotët verbuan vështrimin. 

Tristan Sherifin e njoha 19 vjet me pare, kur u be pjese e Veprimtarive & Eventeve që kisha nisur te organizoja. 

Ashtu i shtruar, i buzëqeshur, racional ne punen e tij si fotograf & operator, nisem bashkepunimin. 

Korrektesia & ndershmëria, ishin cilësitë që e karakterizuan ne punën e tij. 

Në këtë rrugëtim, miqësia jonë u rrit dhe u forcua. Mirësia, ishte tipari dallues që jo rrallë ne vështiresitë e punës, të ushqente me shpresë & durim, me fjalet që thoshte. 

Tristani ishte i dashur dhe i respektuar me ” Gratë e Suksesshme ne vite, me të Rinjtë & të Rejat e ” Miss & Mister Durrësi” , ” Miss & Mister Turizmi”… që e kujtojnë tani që na la si një Fotograf & Operator të respektuar që komunikonte njerëzishëm, pa ngritur zërin. 

Bashkëshortia e Tij, Enkeleda e dy Djemte që sju ndanë asnjë cast se mbushin boshllëkun e Shpirtit te tyre që rënkon për humbjen e Tij i cili s,reshti së punuari për forcimin e ekonomisë së familjes e shkollimin e fëmijve, duke u bërë për ta Model Jete & Pune. 

Në mjedisin qytetar durrsak, Tristan Sherifi, jetoi e punoi, për ti shërbyer Shoqërise, Familjes, Atdheut, ndaj fitoi respektin e tyre. 

O Mik i Mirë Tristan! 

Ky shkrim per Ty, është një homazh që mbart Miqësinë, Respektin e Mirnjohjen për Ty, që qëndrove krah Meje, Arianit, Julit, Fridës, Florentit, Ilit, Ornelës, Almës…duke lënë gjurmën tëndë, ku punove si profesionist i perkushtuar. 

Në kujtesën time, sdo të harroj kur më thoje:- O Myzejen! Ti je frymëzuese në organizim…ndaj mos u mërzit…Ti di ti sfidosh vështirësitë… 

Tristani do të mbetet tek Unë e Bashkëpunëtorët e Tij, me Kujtimet, Peshën e Fjaleve dhe Punën me gjurmën e Tij që sdo të harrohen. 

Lamtumirë o Mik!