Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka takuar ditën e sotme disa familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Sako shprehet se qëllimi i takimit ishte për adresimin e nevojave të tyre dhe prioritetet që ata kanë, deri në integrimin e plotë të familjes.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja shkruan se: Fuqizimi i këtyre familjeve realizohet nëpërmjet programeve që zbatohen në qendrat komunitare që bashkia menaxhon si dhe në qendra të ndryshme të cilat menaxhohen nga OJF, por që kanë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projekteve me Bashkinë Durrës.

Postimi i plotë:

Në një takim me familjet që janë në ndihmë ekonomike, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e këtyre familjeve, 👉 me qëllim adresimin e nevojave të tyre dhe planifikimin dhe prioritizimin e shërbimeve për këtë kategori deri në integrimin e plotë të familjes.

Ne kemi një eksperiencë të gjatë në shërbimet sociale dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Fuqizimi i këtyre familjeve realizohet nëpërmjet programeve që zbatohen në qendrat komunitare që bashkia menaxhon si dhe në qendra të ndryshme të cilat menaxhohen nga OJF, por që kanë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projekteve me Bashkinë Durrës.