U përballën Artur Zoto dhe Iliaz Labi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me gjyqin për tenderin e vezëve e bulmetit.

Labi: Më tha të flisja me 1 biznesmen. Kërkonte 20% të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 mln lek te 1 lokal. 20 mln lekët ia dorëzova Artur Zotos në zyrë. Artur Zoto pranoje atë që kemi bërë mos ki turp.

Zoto e pyet: Kishte kamera ne zyren time. Kur jemi takuar?

Labi: Ka pasur. Ti i fikje sipas qejfit. Kete e di mire ti.

Kjo eshte përballja për herë të parë mes dy ish-drejtuesve të burgjeve te Krimet e Rënda. Raportohet se ne seance ka pasur tone te ashpra gjate perballjes dhe iu tërhoq vëmendja disa here nga trupi gjykues.

Tenderat në burgje/ Ish-kreu, Zoto dyshohet i përfshirë, zbulohen përgjimet

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Një seri bisdedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara, të cilat “Shqiptarja.com” i disponon mes të tjerave pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.