Një automjet është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Durrësit, pranë Stacionit të Trenit, ku një automjeti tip “Mercedes Benz A Class” është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje.
Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa pritet mbërritja e grupit hetimor për zbardhjen e ngjarjes.