Një banesë në lagjen nr.17 të Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure. 

Zjarri shpërtheu në katin e fundit të një vile 3-katëshe të pabanuar, pasi pronarët ndodhen jashtë shtetit. 

Referuar këtij detaji, është ende e paqartë sesi u aktivizua vatra e zjarrit, për shuarjen e së cilës, siç duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm” u përdor një mjet zjarrfikës.