Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Siç shihet dhe në videon e siguruar nga “DurrësLajm“, automjeti tip “Mercedes Benz”, ka filluar të digjet në pjesët motorike të saj.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar dhe shkaqet e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë e mundur fikja e zjarrit.