Ish-godina e hipotekës në Durrës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Zjarri i rënë në kohën e zhurmës së krijuar prej arrestimit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako ka ngritur dyshimet në median e shkruar për një lidhje mes dy ngjarjeve.

DurrësLajm” mëson se shkak i zjarrit është bërë rënia e një neoni, ndërsa ambienti ka qenë i boshatisur, pasi arkiva e hipotekës prej një viti tashmë është zhvendosur në Tiranë.