Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkozet-Plepa, në Durrës.

Mësohet se mjeti tip “Mercedes Benz C Class”, me drejtues një shtetas nga Vlora, ka marrë flakë gjatë kohës ishte në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikses, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Siç duket dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku, fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëmet të shumta materiale, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.