Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në lagjen “Xhemaj” në Njësinë Administrative Cakran në Fier.

Flakët janë konstatuar nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikëset janë duke shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë ndërkohë që nuk ka të lënduar.