Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e rrugës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” në zonën e Nishtullës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në “Facebook”.
“Në këtë segment është kryer asfaltimi në metër katror të sipërfaqes ndërkohë që kemi përfunduar edhe ndriçimin“, shkruan ndër të tjera kryetarja.
Postimi i plotë:
👉 Vijojmë investimet në infrastrukturën rrugore në shërbim të qytetarëve.
Gjatë inspektimit në rrugën 📍 “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” në zonën e Nishtullës e cila sapo ka përfunduar.
Në këtë segment është kryer asfaltimi në 2️⃣3️⃣0️⃣0️⃣ metër katror të sipërfaqes ndërkohë që kemi përfunduar edhe ndriçimin💡.
Rikonstruksioni i kësaj rruge lehtëson ndjeshëm qarkullimin.
Takova dhe bashkëbisedova edhe me banorët, kërkesa kryesore e të cilëve ishte pikërisht rikonstruksioni i kësaj rruge. ✅