Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës, Artion Barjamaj ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Luzim Basha për përjashtimin nga partia të Sali Berishës dhe 8 deputetëve të tjerë që e mbështetën atë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Barjamaj thotë se Basha në aleancë me kryeministrin Edi Rama po tenton të privatizojë PD.

Ai shton se Basha po humbet mijëra vota dhe në zgjedhjet e radhës PD-ja do të jetë më e dobët.

Teksa shtron 4 pyetje për situatën aktuale të PD-së, Barjamaj thotë se Basha po shfaq simptomat e një diktatori.

POSTIMI I PLOTE:

Saga e çudirave të deputetit Basha nuk ka përfundim.

Pasi po tenton të privatizojë PD dhe bëri aleancë me Ramën/ policinë për të ndaluar demokratët që të futeshin në seli, tani po kalon tek episodi i “përjashtimeve”.

Me një të rënë të lapsit po i heq dhjetëra mijëra vota PD.

Pyetjet që lindin për të janë:

1.Nëse mbron vërtet interesat e PD, sa vota humbe nga ky vendim?

2.Si do e mundësh Ramën pas këtyre “përjashtimeve”?

3.Me gazin lotsjellës që përdore, humbe dhe mbështetjen mbi 43,000 anëtarëve të PD të cilët të krijojnë kosto elektorale me qindra mijëra vota. Si pretendon të fitosh?

4.Pse duhet të respektojmë ne vendimet e një deputeti të shkarkuar, që na mbyll dyert e PD dhe madje na hedh edhe gaz lotsjellës njësoj si Rama më parë?

Êshtë e qartë se ish kryetari Basha nuk përpiqet më për interesat e PD por për interesat personale.

Fatmirësisht nuk ka më shumë pushtet por ai po shfaq simptomat e një diktatori.

Si Enver Hoxha dikur, ai vriste dhe internonte, ky përjashton dhe pezullon.

Në interesin tonë është Shqipëria dhe forcimi i opozitës.

Do mohonim veten nëse do pranonim një vendim të tillë, për rrjedhojë, është vendim nul dhe i pavlefshëm.

Rishihemi në protestën e rradhës!

Me respekt,
A.B